KOSTT ka njoftuar qyetatërt se sot dhe nesër nga ora 08:00 deri në 18:00, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110 kV NS Theranda-NS Rahoveci, me datë 08 dhe 09 Maj 2020, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë, për të mundësuar shtrirjen e përcuesit në shtylla përgjatë korridorit të Autostradës “Ibrahim Rugova”- R7.

Implementimi i projektit do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për atë rajon. Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, thuhet në njoftimin për media.

KOSTT ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët. /Telegrafi/