LAJMI I FUNDIT:

Sorra i grabiti të pranishmes kartelën e bankës, ‘provoi’ të blinte biletë treni (Video)

Sorra i grabiti të pranishmes kartelën e bankës, ‘provoi’ të blinte biletë treni (Video)

Të pranishmit në një stacion trenash në Tokio të Japoni, mbetën të habitur nga veprimet e një sorre.

Shpeza që njihet për mençuri të lartë, i ka grabitur një gruaje kartelën e bankës dhe u afrua te aparati për bileta, ku imitonte veprimet që bëjnë njerëzit, transmeton Telegrafi.


Sikur të donte të blinte një biletë, vuri kartelën te hapësira e duhur, ndërsa më pas goditi me sqep në ekranin e ndjeshëm në prekje.

“Udhëtimi me tren i kushton më lirë se fluturimi” si dhe “janë shumë të zgjuara, sorrat edhe mund të blejnë bileta”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/