Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe formimi i institucioneve të reja në Kosovë, flet Sorensen pas takimit me Osmanin e Kurtin

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për formën e zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Pas takimit gati dy orësh, ai ishte i shkurt para mediave, derisa tha se takimet e tij ishin të rregullta.
“Sapo pata takim me Albin Kurtin dhe me të cilin biseduam për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes, për situatën politike në vend”, tha Sorensen.
Ai shtoi se formimi i institucioneve të reja në Kosovë po merr kohë.
Peter Sorensen është pritur edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila theksoi nevojën e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe rëndësinë e largimit të masave të padrejta
Ndryshe, kjo është hera e dytë që Sorensen vjen në Kosovë brenda katër-pesë muajve. /Telegrafi/





















































