Kryetari i Këshillit Komunal të Sopishtës, Jane Micevski, nuk përjashton mundësinë e rivotimit për vendosjen e përmendores së Qosetos në këtë Komunë. Rivotimi mund të ndodhë pasi që anëtari i Aleancës për Shqiptarët në Këshillin Komunal Orhan Gafuri, tha se gabimisht ka votuar “për” vendosjen e përmendores së Qosetos në Sopishtë.
Micevski thotë se procesi i votimit ka qenë legjitim dhe se është votuar me ngritje të dorës. Bilanci i votimit ka qenë 6 “për” dhe 4 “kundër”, duke e miratuar kështu vendimin për vendosjen e Qosetos në Qytetin e Diellit që graviton në Komunën e Sopishtes.
Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov nuk deshi të komentoj në lidhje me vendimet e dala nga këshilli komunal duke shtuar se Sopishta si komunë mund të marrë vendime autonome.
Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët, një ditë më parë u distancuan nga vendimi i Orhan Gafuri, anëtarit të tyre në Këshillin Komunal të Sopishtes. Ata mohojnë çdo bashkëpunim të mundshëm me OBRM-PDUKM-në./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251