LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia Z arrin në Evropë!

Sony Xperia Z arrin në Evropë!

Para pak kohësh, Sony ka prezantuar telefonin e saj të mençur Android, modelin Sony Xperia Z dhe pajisja tani është në dispozicion në tregun evropian, përkatësisht vendet si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Rusia.

Sony Xperia Z posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç në teoknologjinë Full HD dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Sony Xperia Z vjen me Android 4.1 Jelly Bean, edhe pse pritet që së shpejti të ketë edhe Android 4.2.
Karakteristikat tjera të Sony Xperia Z përfshijnë edhe procesorin quad core 1.5GHz Qualcomm Snapdragon, Adreno 320 GPU, si dhe 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, dhe mikro SD kartelën me 32GB. / Telegrafi /