Kjo shifër e shitjeve është ngritur nga 8.8 milionë njësi sa kishte shitur Sony në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por edhe nëse krahasohet me tremujorin e kaluar kur Sony kishte shitur 9.6 milionë nëjsi.

Rritjen e shitjeve e ka ndihmuar prezantimi i modeleve të reja të telefonave të cilët Sony i ka prezantuar në treg.


Sony gjithashtu ka thënë se do të vazhdojë me prezantimin e telefonave të mençur të avancuar sikurse Xperia Z1, i cili është modeli më i famshëm i telefonit të kompanisë.

Në ndërkohë, Sony do të prezantojë edhe modele të reja të telefonave të cilët i ka në përgatitje e sipër, dhe në mesin e tyre është edhe Sony Xperia Z1 Mini, i cili do të dal së shpejti.

Gjatë vitit, Sony ka planifikuar t’i rrisë fitimet për 40 për qind, ndërsa kompania ka regjistruar një humbje e cila ka arritur në 19.3 miliardë yen. / Telegrafi /