LAJMI I FUNDIT:

Sonte, sytë nga qielli se kjo mund të jetë mundësia juaj e vetme!

Sonte, sytë nga qielli se kjo mund të jetë mundësia juaj e vetme!

Natën e sotme do duhet t’i ngrini sytë nga qielli, pasi pas 11 viteve, planeti Mars do afrohet në një distancë shumë të shkurtër me Tokën.

Pamja që s’duhet ta humbisni kurrsesi!


Planeti i dytë më i vogël në sistemin tonë Diellor do zhvendoset brenda një trajektoreje prej 47.2 milionë miljesh larg nga planeti ynë.

Nëse planeti Mars dhe Toka do kishin të njëjtën formë. Distanca e tyre nga njëri-tjetri do ishte gjithmonë njësoj. Por trajektoret e tyre janë eliptike, gjë që do të thotë se “takimet” e afërta nuk janë asnjëherë njësoj, por mbi të gjitha nuk janë të shpeshta.

Në një rast si ky i mbrëmjes së sotme, Marsi do ndriçojë më shumë se kurrë, gjë që e bën akoma dhe më të thjeshtë që ai të dallohet me sy të lirë.

Fenomeni pritet të ndodhë në orën 23:34, por momenti më i mirë për ta parë është rreth orës 01:00. Ai mund të shihet me sy të lirë në drejtim të jugut, mes yjësisë së Peshores.

Një teleskop me diametër 100 milimetra do të bënte të mundur vëzhgimin e fenomenit në kushte ideale.

Kjo mundësi jepet vetëm njëherë në 15 ose 17 vjet dhe është një rast që s’duhet humbur!