LAJMI I FUNDIT:

Sonte në “7 ditë me Panxhën”, ndalimi i dasmave dhe efekti ekonomik në zinxhirin e bizneseve

Sonte në “7 ditë me Panxhën”, ndalimi i dasmave dhe efekti ekonomik në zinxhirin e bizneseve

Dasmat janë një motor i fuqishëm në hallkën e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Vitin e kaluar, për shkak të rrethanave pandemike, dasmat dhe ahengjet e ngjashme u ndaluan. Ndërsa, tashmë ka filluar sezoni i tyre.

Efekti që ka pasur ky ndalim në ekonominë dhe përfitimet që i sjellin dasmat asaj, është tema që do të trajtohet gjerësisht në episodin e radhës të “7 Ditë me Panxhën”.


Duke filluar me storien “Ndalimi i dasmave: Efektet ekonomike në zinxhirin e këtyre bizneseve” e cila sjell qëndrimet e bizneseve që janë të përfshira në këtë zinxhir.

Ndërsa, i ftuar për intervistë në studion e emisionit “7 Ditë me Panxhën”, është Hysen Sogojeva, Kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

E një përllogaritje e detajuar se sa para i sjellin dasmat ekonomisë së vendit tonë, do të prezantohet në studio, sonte prej orës 20:45.

Kurse, në pjesën fundit do të prezantohet Hotel Palace & SPA si vendi ideal për t’u martuar.

Andaj, për të gjitha këto mos harroni, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova. /Telegrafi/