LAJMI I FUNDIT:

“Sons of the Forest”, video-loja që shiti dy milionë kopje në vetëm një ditë

“Sons of the Forest”, video-loja që shiti dy milionë kopje në vetëm një ditë

Muajin e kaluar, Sons of the Forest, u bë një hit i përmasave globale. Ai shiti dy milionë kopje të pabesueshme në ditën e parë. Që atëherë, video-loja ka kryesuar vazhdimisht renditjen në “E-Steam”.

Suksesi i jashtëzakonshëm i Sons of the Forest duket sikur erdhi nga hiçi, por vetë video-loja ka qenë në qarkullim prej vitesh. Ekipi kanadez, Endnight Games, i cili punoi me kujdes në video-lojë, gjithashtu zhvilloi stilin e tyre të lojërave të mbijetesës, për të cilin ata tashmë janë të njohur.


Sons of the Forest është një lojë mbijetese në të cilën ju si lojtar hidheni në shkretëtirën e pamëshirshme dhe qëllimi është të mbijetoni sa më gjatë të jetë e mundur. Ju jeni anëtar i një njësie speciale që shkoi në një mision për të shpëtuar një miliarder dhe familjen e tij në një ishull të madh pyjor tropikal. Pas animacionit të hapjes, helikopteri juaj rrëzohet dhe ju lë të bllokuar në plazh pa asnjë pajisje.

Sons of the Forest, si shumica e video-lojërave të mbijetesës, simulon nevojat themelore të njeriut si uria, etja, nivelet e energjisë, si dhe temperatura dhe moti që ndikojnë në video-lojë.

Detyra juaj e parë është të siguroni nevojat tuaja fizike, të gjeni ujë të pijshëm, të krijoni strehë, etj. Video-loja lejon njëfarë kreativiteti në krijimin e vetë strehës, nga tendat e vogla deri te kabinat e mëdha.

Video-loja ndryshon nga lojërat e tjera të këtij zhanri në atë që përmban elementë të video-lojërave horror. Që do të thotë se nuk jemi vetëm në ishull. Ishulli është plot me fise kanibaliste që po ju ndjekin vazhdimisht.

Sons of the Forest padyshim ia vlen të luhet, edhe pse është ende në hyrje të hershme. Ky titull është një vazhdim i denjë i origjinalit The Forest nga 2014, dhe kemi përshtypjen se zhurma që rrethon video-lojën nuk është e pajustifikuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Teknologji
WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

Teknologji
Kalo në kategori