LAJMI I FUNDIT:

Sondazhet nxjerrin rezultate befasuese në Gjermani, Merkel nuk është favorite

Sondazhet nxjerrin rezultate befasuese në Gjermani, Merkel nuk është favorite

Faktori Martin Schulz duket se i ka trazuar ujërat në Gjermani. Pavarësisht se partia e tij “SPD” qëndron shumë prapa “CDU”-së së Angela Merkelit, duket se populli gjerman preferon që postin e Kancelarit ta marrë ish-presidenti i Parlamentit Europian, që garon përballë Merkelit.

Nëse qytetarët do të votonin në mënyrë të drejtpërdrejtë, sipas sondazheve të fundit, Schulz do të merrte 50 për qind të mbështetjes, ndërsa Merkel vetëm 34 për qind.


Kur “SPD”-ja drejtohej nga Sigmar Gabriel, ajo mezi e kalonte kuotën e 20 përqindëshit në sondazhe, por sapo Martin Schulz mori frerët e partisë dhe hodhi kandidaturën për kancelar, mbështetja u rrit me 8 për qind, diçka kjo që për mediet gjermane konsiderohet e pashembullt.

Gabriel nuk do të kishte asnjë mundësi përballë Merkelit, pohon “Deutsche Welle”, por duket se ish-presidenti i Parlamentit Europan, pavarësisht mungesës së përvojës në ekzekutiv e të kaluarën si ish-pijedashës, plotëson një vend bosh në politikë.

“Huffington Post” flet për lodhje nga Merkeli, një sinjal jo i mirë për unionin, përcjell tch.

Analisti Oskar Niedermayer mendon se atmosfera politike në Gjermani është në prag të ndryshimit, pas epokës 12-vjeçare të Merkelit, e megjithatë sipas tij është e nevojshme që Schulz të pozicionohet qartë për çështje të politikës së brendshme.

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori