Pas dy konventave politike, Joe Biden (demokrat) mban një avantazh ndaj Donald Trumpit (republikan) në garën për presidencën e SHBA-së, sipas një sondazhi të ri të CNN-it.

Midis votuesve të regjistruar, 51 për qind mbështesin Bidenin, 43 për qind Trumpin.


Dallimi në mbështetjen e secilit kandidat kur krahasohet me një sondazh të kryer para-konventave është brenda kufijve të mazhës së gabimit të lejuar të mostrës (3.8 për qind), transmeton Telegrafi.

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200902161553 lead chalian live 00002030

Të dy kandidatët rritën pjesën e mbështetësve të tyre që thonë se po votojnë më shumë për kandidatin e tyre të zgjedhur sesa “për inati” të kundërshtarit të tij, megjithëse kjo shifër është akoma më e lartë për republikanin sesa për demokratin.

Për Biden, është deri në 45 për qind, nga 38 për qind para-konventës, dhe për Trumpin, tani është në 77 për qind, nga 67 për qind para konventave.

Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor (e martë). /Telegrafi/