Son Heung-Min tregon se ishte abuzuar në baza racore në Gjermani, flet për ‘hakmarrjen’ në Kupën e Botës

Son Heung-min ka folur për fyerjet raciste që vuajti në Gjermani dhe foli për ‘hakmarrjen’ që bëri gjatë Kupës së Botës në vitin 2018.
Sulmuesi i Tottenham Hotspur la vendin e tij të lindjes, Korenë e Jugut për t’u transferuar në Evropë në vitin 2008, duke iu bashkuar akademisë së të rinjve të Hamburgut në një projekt shkëmbimi ndërkombëtar.
Por, ai i bëri përshtypje klubit gjerman që e nënshkroi me një marrëveshje të përhershme vitin e ardhshëm. Ai kaloi katër vjet në Hamburg përpara se të kalonte në Bayer Leverkusen.
Duke kujtuar qëndrimin e tij në Gjermani, 29-vjeçari zbuloi racizmin që i ishte nënshtruar gjatë kohës që luante në Bundesligë.
“Unë u transferova në Gjermani kur isha i ri dhe kalova shumë momente vërtet të vështira, të paimagjinueshme”, ka thënë fillimisht Son në një ngjarje me tifozë në Seul.
“Unë u përballa me shumë racizëm. Dhe ndërsa po kaloja një kohë kaq të vështirë, kisha shumë mendime në mendjen time se duhet të hakmerrem një ditë”.
Son ishte në gjendje të ‘hakmerrej’ pas fitores së famshme të Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 2018. Ai shënoi në fitoren 2-0 të kombëtares së tij ndaj Gjermanisë për t’i eliminuar nga ata nga turneu.
“Kur njerëzit qajnë, unë (zakonisht) do të doja t’i ngushëlloja dhe t’i përqafoja”.
“Por, duke parë njerëzit gjermanë duke qarë, (e ndjeva) isha në gjendje të hakmerresha duke bërë diçka që më pëlqente”, përfundoi sulmuesi i Spurs.
Son shijoi dy vjet të mira në Leverkusen përpara se Tottenham ta telefononte, duke e marrë atë për 22 milionë funte në vitin 2015.
Fatkeqësisht, sulmuesi i klasit botëror është përballur me racizëm edhe në Angli.
Por, abuzimi i pështirë duket se nuk kishte asnjë ndikim te Son, i cili shijoi sezonin e kaluar me golat më të mira të karrierës së tij.
Ai shënoi 24 gola në të gjitha garat dhe ndau ‘Këpucën e Artë’ të Ligës Premier me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Juventusi e largoi pasi nuk llogariste në të - tani Moise Kean po shkëlqen, Barcelona mendon ta paguajë kluazolën e tij

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë