LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Vendim i drejtë largimi i Lukakut dhe Sanchezit

Solskjaer: Vendim i drejtë largimi i Lukakut dhe Sanchezit

Ole Gunnar Solskjaer beson se Manchester United kishte të drejtë të linte Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchezin të bashkoheshin me Interin gjatë verës.

Lukaku dhe Sanchez u larguan drejt Interit në këtë verë, ndërsa Unitedi nuk u zhyt në tregun e transferimeve për të zëvendësuar dyshen sulmues,


Në vend të kësaj zgjodhi të promovojë 17-vjeçarin Mason Greenwood, i cili shënoi golin e fitores së tyre 1-0 kundër Astanas në Ligën e Evropës mbrëmë (e enjte).

Largimi i dyshes sulmuese nuk dhemb te trajneri norvegjez, i cili mendon se ishte vendim i duhur.

Scholes: Unitedi bëri gabim që e shiti Lukakun
Lexo po ashtu Scholes: Unitedi bëri gabim që e shiti Lukakun

“Për mua, ishte vendimi i duhur”, ka thënë fillimisht Solskjaer pas lojës me Astanan.

“Sepse unë mendoj për klubin dhe [Mason] mendoj se ai do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon”.

“Ai nuk ka luajtur shumë deri më tani, por ai do të marrë minutat e tij dhe ai do të rritet dhe zhvillohet”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/