LAJMI I FUNDIT:

Soler: Jemi në proces ligjor për Gabigolin

Soler: Jemi në proces ligjor për Gabigolin

Drejtori i Barcelonës, Albert Soler ka konfirmuar se janë në proces ligjor me Santosin mbi transferimin e Gabigolit.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Interit në afatin kalimtar të verës, por skuadra katalunase besojnë se marrëveshja ka shkelur opsionin e tyre të refuzimit të parë, pasi ata dyshojnë se nuk iu është dhënë tre ditë për të bërë një ofertë.

“Klubi është në proces ligjor”, ka konfirmuar Soler në prezantimin zyrtar të sulmuesit, Paco Alcacer.


Barcelona hedhë në gjyq Santosin për Gabigolin
Lexo po ashtu Barcelona hedhë në gjyq Santosin për Gabigolin

“Ne patëm një mundësi të bëjmë një ofertë të parë”.

“Ne do të studiojmë të gjitha mundësitë ligjore për të ndjekur çështjen tonë, por kjo është një çështje ligjore, jo sportive”, përfundoi drejtori i katalunasve. /Telegrafi/