LAJMI I FUNDIT:

Sogojeva: Manuali i gatshëm, së shpejti pritet të fillojë organizimi i dasmave

Sogojeva: Manuali i gatshëm, së shpejti pritet të fillojë organizimi i dasmave
Foto: Ilustrim

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka deklaruar se Manuali për mbajtjen e dasmave është i gatshëm.

Sogojeva deklaroi për Telegrafin se pritet që së shpejti të fillojë edhe organizimi i dasmave në bazë të këtij Manuali.


“Manuali është i gatshëm, në bazë të këtij manuali tash mund të mbahen dasmat, pra me 30 për qind të hapësirës së sallës. Pritet që së shpejti të merret edhe si vendim, por dasmat mund të mbahen në bazë të manualit”, tha Sogojeva për Telegrafin.

Kryetari i OHT-së, dje kishte deklaruar për Telegrafin se janë në përfundim të këtij Manuali.

Vendimi për mbajtjen e dasmave pritet të merret nesër, Sogojeva: Jemi në përfundim të manualit
Lexo po ashtu Vendimi për mbajtjen e dasmave pritet të merret nesër, Sogojeva: Jemi në përfundim të manualit

“Jemi duke punuar në manualin dhe sa të përfundoj kjo atëherë nuk ka arsye tjera. Është duke punuar grupi punues me manualin dhe me përfundimin e tij, atëherë do të lëshohet ajo përqindja e sallave. Përfundimi manualit parashihet të ndodh sot ose eventualisht nesër paradite. Sot besoj se vendoset, nesër pritet të nënshkruhet dhe pas kësaj do të dalim në një konferencë për medie”, kishte thënë Sogojeva për Telegrafin.

Të gjithë sektorët do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30 për qind të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 metër katrorë do të lejohen 40 persona.

Qeveria ditë më parë lehtësoi masat kundër COVID-19, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në ora 23:00. Ndërsa nga 15 qershori, nëse nuk ka rritje të rasteve me COVID-19 do të lejohen edhe ahengjet. /Telegrafi/