Nga nesër 15 qershor, pritet të merret vendimi për lejimin e dasmave në Kosovë. Grupet punuese të Odës së Hotelerisë janë në hartimin e manualit, në bazë të së cilit do të mbahen edhe ahengjet e ndryshme, përshirë këtu edhe sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva duke shtuar se janë në përfundim të këtij manuali.
“Jemi duke punuar në manualin dhe sa të përfundoj kjo atëherë nuk ka arsye tjera. Është duke punuar grupi punues me manualin dhe me përfundimin e tij, atëherë do të lëshohet ajo përqindja e sallave. Përfundimi manualit parashihet të ndodh sot ose eventualisht nesër paradite. Sot besoj se vendoset, nesër pritet të nënshkruhet dhe pas kësaj do të dalim në një konferencë për medie”, tha Sogojeva.
Sipas tij, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë do të fillohet me protesta.
“Pas kësaj, ne menjëherë do ta mbledhim kryesinë dhe marr vendim që kurrë nuk do të ndalemi me protesta, deri sa t’i realizojmë kërkesat”, u shpreh Sogojeva.
Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30 për qind të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 metër katrorë do të lejohen 40 persona.
Qeveria ditë më parë lehtësoi masat kundër COVID-19, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në ora 23:00. Ndërsa nga 15 qershori, nëse nuk ka rritje të rasteve me COVID-19 do të lejohen edhe ahengjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi