Sofia Vergara, 52 vjeçe dhe beqare, shkëlqeu në një natë të shijuar me miqtë në New York, duke postuar një seri fotografish të ndezura.

Ajo u paraqit në një korse dantelle ngjyrë gështenje që theksonte dekoltenë dhe një palë pantallona lëkure të zeza, të cilat i përshtateshin përsosur trupit të saj.


Ylli i "Modern Family" shkëlqeu me një grim glamuroz dhe flokë karamele të stilizuara në kaçurrela të gjalla, ndërsa e kompletoi pamjen me bizhuteri të shndritshme, shkruan DailyMail.

93350745 14213711 Sofia Vergara 52 sent pulses racing in a slew of sizzling snaps  a 76 1734695072045

Në Instagram, Sofia postoi një selfie me mbishkrimin "Ready pal Party".

Kjo vjen pas hedhjes poshtë të thashethemeve për ndarjen nga kirurgu ortoped Justin Saliman, me të cilin u lidh pas një viti.

93350747 14213711 The actress put on a very busty display in a daringly plunging m a 87 1734695879801

Në tetor, Sofia tregoi për ‘US Weekly’ se ndihej "një lloj beqare", duke pranuar se New York-u është vendi ideal për takime për shkak të larmisë së njerëzve që ka.

Sofia dhe Justin filluan lidhjen e tyre në tetor 2023, dhe e konfirmuan atë me disa foto nga pushimet në Itali.

Para kësaj lidhjeje, aktorja ishte e martuar me Joe Manganiello, ndërsa Justin kishte një divorc me aktoren Bree Turner në 2018. /Telegrafi/

93350751 14213711 Sofia also slipped into a pair of black leather trousers which w a 90 1734695922133

93350753 14213711 The Modern Family star accentuated her sultry features with glam a 89 1734695911106