LAJMI I FUNDIT:

Sociologët: Ndalimi i internetit është abuzim i fëmijës

Sociologët: Ndalimi i internetit është abuzim i fëmijës

Kur është fjala për fëmijët dhe kohën që e shpenzojnë pranë ekraneve, prindërit kanë në përgjithësi mendime të ndryshme

Disa prind thonë se lejimi i fëmijëve të shpenzojnë shumë orë në pajisjet digjitale – si telefonat e mençur, tabletët, laptopat, etj. – është e dëmshme për mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve, disa prind i vlerësojnë lart përfitimet edukative dhe zhvillimore që këto pajisje ua ofrojnë mendjeve të reja.


Këtë të fundit e thotë edhe sociologu Ellis Cashmore, libri i së cilit e sfidon konsensusin se ekspozimi ndaj ekraneve është i dëmshëm për fëmijët dhe i paralajmëron prindërit të mos ua ndalojnë fëmijëve kohën që e shpenzojnë në internet, duke e vlerësuar këtë ndalesë si abuzim ndaj fëmijës.

Cashmore, i cili është profesor i sociologjisë në Universitetin Aston, beson se pajisjet elektronike u ofrojnë fëmijëve një sërë aktivitetesh që janë të ngjashme me aktivitetet që ata mund t’i kryejnë pa internet, dhe thotë se ndalimi i pajisjeve elektronike i privon ata nga zhvillimi sociologjik, transmeton Telegrafi.

“Imagjinoni sikurse prindërit t’ua ndalonin fëmijëve leximin, lojërat me fëmijët tjerë, vizatimin, ngjyrosjen apo vallëzimin. Të gjitha këto aktivitete fëmijët i kryejnë edhe kur janë pranë ekraneve”, ka thënë ai.

“Nëse prindërit do t’ua ndalonin fëmijëve ato aktivitete, ata do të akuzoheshin për abuzim të fëmijëve”, ka shtuar ai.

A duhet të shqetësoheni për fëmijët deri në tre vjeç që përdorin pajisjet elektronike?
Lexo po ashtu A duhet të shqetësoheni për fëmijët deri në tre vjeç që përdorin pajisjet elektronike?

Cashmore argumenton se është e rëndësishme që prindërit ta kenë parasysh se fëmijët po rriten në një botë të dominuar nga pajisjet elektronike dhe se ndalimi i tyre mund të perceptohet si i pazakonshëm.

“Pajisjet elektronike janë pjesë e realitetit të tyre. Ndalimi i tyre është padyshim gjë abuzuese”. /Telegrafi/