LAJMI I FUNDIT:

Snopçe për heqjen e 20%: Është kërkesë që vjen nga populli shqiptar, gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra në Evropë

Snopçe për heqjen e 20%: Është kërkesë që vjen nga populli shqiptar, gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra në Evropë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese u shpreh se kërkesa për përfshirjen e gjuhës shqipe dhe heqjen e 20% vjen nga vet populli që jeton këtu, përkundër kërkesave të Greqisë dhe Bullgarisë që vijnë nga jashtë.

“Është një kërkesë që reflekton realitetin demografik dhe historik të shqiptarëve në këtë shtet, pra maqedonasit nuk duhet ta pranojnë këtë si një lloj presioni, si një lloj kanosje, por duhet ta marrin si parametër i rëndësishëm institucional që e plotësohen bashkëjetesën dhe e forcon kohezionin e brendshëm”, deklaroi Snopçe.


Ai shtoi se gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të vjetra në Evropë e vjetër 6000 vite dhe do të ishte nder, thotë Snopçe, që çdo shtet evropian ta ketë gjuhë zyrtarare gjuhën shqipe.

“Maqedonasit vet duhet të angazhohen për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe zëvendësimin e segmentit të 20% me gjuhën shqipe”, u shpreh Snopçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori