Sneijder nuk e mohon largimin

“Çfarë do të ndodhë? Të shohim. Gjithmonë ka mundësi që diçka të ndodhë. Gjithmonë po ka spekulime. Unë e kam thënë më parë, unë kam luajtur për dhjetë vjet në nivelin më të lartë dhe çdo vit ka spekulime”.
“Siç po e shihni, unë jam ende këtu. Unë jam gjithmonë i lumtur. Unë jam një djalosh i lumtur. Unë jam i kënaqur që po stërvis çdo ditë me kolegët e mi dhe të luaj për tifozët. Kam luajtur në shumë gara. Fillova në Holandë, më pas në Spanjë dhe tani në kampionatin italian. Të shohim çfarë do të ndodhë, por këtu jam”, ka thënë Sneijder. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































