LAJMI I FUNDIT:

Snapdragon Ride Flex SoC i ri i Qualcomm dëshiron të jetë “truri” i veturës suaj të ardhshme

Snapdragon Ride Flex SoC i ri i Qualcomm dëshiron të jetë “truri” i veturës suaj të ardhshme

Dje në eventin CES Qualcomm zbuloi familjen e saj më të re të çipave SoC të ndërtuar për vetura. Shtesa më e fundit në portfolion e shasisë digjitale Snapdragon është Snapdragon Ride Flex SoC, i cili mbështet ngarkesat kritike të punës në të njëjtin harduer.

Kjo do të thotë se kabina digjitale e veturës suaj me sistemin e saj info-argëtues mund të funksionojë me të njëjtin harduer si funksioni i drejtimit autonom dhe sistemet e avancuara të asistencës për shoferin.


Ky tingëllon si një hap i vogël përpara, por mund të jetë i madh për të lejuar zhvillimin më të lehtë dhe më të bazuar në softuer të veturave në të ardhmen, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Qualcomm's new Snapdragon Ride Flex SoC supports digital cockpit and advanced driver assistance systems

Sigurisht që këtu ka shqetësime të dukshme sigurie, dhe çuditërisht Qualcomm hyn në shumë detaje rreth mënyrës sesi është menduar gjatë gjithë periudhës së ndërtimit të këtij çipi – ashtu edhe siç duhet bërë, e të cilën e shpjeguan në një deklaratë zyrtare për shtyp.

Në fakt, arkitektura Ride Flex mundëson izolimin, lirinë nga ndërhyrjet dhe cilësinë e shërbimit për funksione specifike ADAS.

Qualcomm's new Snapdragon Ride Flex SoC supports digital cockpit and advanced driver assistance systems

Ekziston gjithashtu një vend i dedikuar për sigurinë e automobilave të nivelit D (ASIL-D), dhe Flex SoC gjithashtu para-integron një platformë softuerike që mbështet sisteme të shumta operative që punojnë njëkohësisht.

Flex SoC është ndërtuar për të qenë një platformë ideale e llogaritjes qendrore të veturës që fuqizon zgjidhjet e gjeneratës së ardhshme “Automjet të përcaktuara me softuer”, duke ofruar performancë të lartë, “llogaritje heterogjene të sigurt me aftësinë për të ekzekutuar ngarkesa fleksibël të punës kritike në renë kompjuterike”. Prodhimi për Snapdragon Ride Flex pritet të nisë në vitin 2024. /Telegrafi/