LAJMI I FUNDIT:

Snapchat ka më pak përdorues ditor

Snapchat ka më pak përdorues ditor

Rritja e përdoruesve të Snapchat ka pësuar rënien më të madhe të viteve të fundit, pasi që Snap Inc. nuk ka arritur pritjet e Wall Street për tremujorin e parë.

Snap ka shtuar 8 milionë përdorues të ri ditor në tre muajt e parë të vitit, duke prezantuar rritje vjetore prej 36 për qind.

Në të njejtën periudhë gjatë vitit të kaluar, Snapchat është rritur për 52 për qind, në aspektin e përdoruesve aktiv ditor.

Dobësimi i rritjes së Snapchat ka ndodhur si pasojë e intensifikimit të Facebook në imitimin e formatit të storjeve të Snapchat në linjën e tyre të aplikacioneve. Së fundmi, Instagram Stories ka tejkaluar Snapchat duke arritur 200 milionë përdorues ditor.