LAJMI I FUNDIT:

SKV kundër rektorit Marjan Demaj

Astrit Dehari, aktivisit i organizatës studentore, Studim Kritik Veprim, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka folur për rektorin e ri të zgjedhur të UP-së Marjan Demaj.

Për Deharin problem që nga fillimi kanë qenë zgjedhjet e shpallura në UP, pastaj e ka kritikuar afërsinë e rektorit të ri Demaj me pushtetin dhe ka deklaruar se nuk pret zgjidhje të problemit të UP-së me këtë rektor.


“Për ta analizuar zgjedhjen e rektorit Demaj duhet ta shikojmë si kanë filluar zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës, zgjedhjet nuk kanë qenë të dobishme dhe e kanë dobësuar UP-në. Pas rrëzimit të rektorit falisifkator  Ibrahim Gashi u dha një mundësi për një reformë në universitet”, tha Dehari

“Madje këtë reformë e trumbetonte shumë në atë kohë ministri Arsim Bajrami, në atë kohë qeveria jonë ishte zmbrapsur dhe kishte vendosur që  t’i mbaj dhunshëm zgjedhjet. Ne kemi thënë që kushdo që zgjedhet rektor do ta ketë problem, pasi që predispozitat janë të tilla. Kemi rizgjedhjen e klaneve të Bujar Dugollit dhe Ethem Cekut, të cilët janë që nga koha e Ibrahim Gashit dhe në njëfarë  forme e kanë rrëzuar edhe rektorit Zejnullahu”, tha ai

“Është e vështirë që zoti Demaj do ta zgjidh problemin e UP-ë, premisat janë të tilla,” ka thënë Demaj, njofton Klan Kosova.

Tutje Dehari ka shtuar se nuk janë kundër punës së tij, por faktet e deritanishme sipas tij lënë të kuptohet se do të ketë më shumë ripërsëritje të situatës sesa zgjidhje.

“Ne nuk jemi apriori kundër punës së tij. Procesi prej ai nga rrjedh neve na tregon se ai është njeri shumë i afërt i pushtetit dhe do ta ketë shuam vështirë të bëjë ndonjë punë, më shumë do të kemi ripërsëritje”.

“Ne kemi insistuar edhe sot që rektori i ri të ndihmojë dhe të jetë i afërt me studentët në UP që kriza do të zgjidhet”, ka përfunduar Dehari, njofton Klan Kosova.