LAJMI I FUNDIT:

Skulpturës së Melania Trump në Slloveni i vihet zjarri në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Skulpturës së Melania Trump në Slloveni i vihet zjarri në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Një skulpturë druri e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, është hequr pasi i ishte vënë zjarri afër vendlindjes së saj në Slloveni.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Brad Downey, artisti amerikan që porositi statujën, tha se ishte në shënjestër më 4 korrik, Dita e Pavarësisë së SHBA-së.


Kështu, artisti me qendër në Berlin organizoi që statuja të hiqej ditën tjetër.

Ndërkohë policia i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishin filluar një hetim, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë koment.

Skulptura e zonjës Trump, e cila mund të përshkruhet si vetëm një ngjashmëri me zonjën e parë amerikane, ishte e gdhendur në periferi të Sevnica, vendlindja e saj në Slloveninë qendrore. /Telegrafi/