LAJMI I FUNDIT:

Skulptori i shtatores së Blair-it pas kritikave të mediave britanike: Gjithkush ka dikë që i ngjanë

Skulptori i shtatores së Blair-it pas kritikave të mediave britanike: Gjithkush ka dikë që i ngjanë

Polemika të shumta janë bërë pas zbulimit të shtatores së ish-kryeministrit britanik Tony Blair në Ferizaj.

Skulptura u zbulua të mërkurën në qytetin e Ferizajt, ndërsa disa kritika u bënë nga mediat britanike, ku pohuan se shtatorja më shumë i ngjanë aktori australian, Jason Donovan, transmeton Telegrafi.

Skulptori, Agon Qosja, krijues i shtatores së Tony Blairit, iu ka përgjigjur kritikave të mediave britanike, duke thënë se të gjithë kemi një person që ngjasojmë.


“Të gjithë ne e kemi një person që i ngjajmë. Shtatorja është shumë mirë e realizuar, dhe i ngjanë krejt Tony Blairit”, ka thënë Qosa për Radio Dukagjinin.

Tutje, ai ka treguar se personat që e kanë porositur krijimin e saj, e kanë përcjellur në vazhdimësi punën që ka bërë, dhe së komuna i ka dhënë lejen për vendosjen e saj.

Shtatorja e Tony Blairit në Ferizaj shkakton polemika në Britani - ai më shumë i ngjan aktorit Donovan se kryeministri britanik
Lexo po ashtu Shtatorja e Tony Blairit në Ferizaj shkakton polemika në Britani - ai më shumë i ngjan aktorit Donovan se kryeministri britanik

Për më tepër, tha se ambasadori britanik, në ditën e përurimit të shtatores në Ferizaj, ka pasur lëvdata të mëdha për punën e tij.

“Ambasadori ka thënë që sikur të kishte qenë Tony Blair këtu e ta shihte shtatoren, do të ishte shumë I lumtur”, thotë Qosa.

Ndryshe, shtatorja u punua me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës

Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës

Lajme
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Lajme
Bislimi: Kryeministri serb ia bëri të qartë BE-së se nuk ka Marrëveshje Bazike

Bislimi: Kryeministri serb ia bëri të qartë BE-së se nuk ka Marrëveshje Bazike

Politikë
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Elfije Boletini
Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt

Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt

Drejtësi
Kalo në kategori