Skuadrat me më shumë gola këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane (Foto)

Monaco është skuadra që ka shënuar më shumë gola këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane.
Skuadra franceze po tregohet shumë e fortë këtë sezon, duke lënë mbrapa vetës për gola të shënuara, skuadrat e mëdha evropiane si Barcelona dhe Real Madrid.
Monaco ka arritur që deri më tani këtë sezon të shënoj plot 49 gola, duke lënë pas vetes Real Madridin me 37 gola, apo 12 më pak, shkruan Telegrafi.
Vendi i tretë ndahet nga skuadra angleze, Liverpool dhe ajo italiane, Roma, që kanë shënuar nga 35 gola këtë sezon.
Ndërsa, në vendin e fundit gjendet gjiganti spanjoll, Barcelona, e cila deri më tani ka gjetur rrugën e golit në 34 raste. /Telegrafi.
Skuadrat me më shumë gola në ‘Top 5’ ligat evropiane:Monaco – 49 gola

Nga
Telegrafi
04/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































