LAJMI I FUNDIT:

Skriningu i të punësuarve në çerdhet e Tetovës do të fillojë javën e ardhshme

Skriningu i të punësuarve në çerdhet e Tetovës do të fillojë javën e ardhshme

Institucioni publik komunal çerdhja e fëmijëve “Mlladost” – Tetovë bashkë me institucionet shëndetësore më 26 dhe 27 maj do të bëjnë skrining për edukatoret dhe përkëdhelëset e punësuara që të hetohet se a ka të sëmurë nga coronavirusi para fillimit me punë dhe pranimit të fëmijëve. Institucioni ka 137 të punësuar të cilët do të ndahen në dy grupe në dy ditë për konfirmimin e pranisë së virusit.

“Në ndërkohë bëmë anketë me prindërit dhe hulumtimi nga tregoi se rreth 20 për qind ose rreth 150 fëmijë do të vazhdojnë prej 1 qershorit t’i sjellin në çerdhe për kujdes ditor. Ne sipas rekomandimeve i ndërruam të gjithë shtretërit për fjetje. Dorëzuam të dhëna deri te Ministria për marrjen e termometrave digjitalë. Edhe pse nuk punohet, rregullisht bëhet dezinfektim dhe deratizim që të ketë kushte më të mira për qëndrim të fëmijëve”, deklaroi Ramie Dauti, drejtoreshë e institucionit publik.


Ajo informoi se në objektin e çerdhes Teteks po realizohen punë ndërtimore për renovimin e fasadës.