LAJMI I FUNDIT:

Skopje City Mall feston ditëlindjen e 6-të me 10 mijë euro dhurata

Skopje City Mall feston ditëlindjen e 6-të me 10 mijë euro dhurata

Si çdo herë deri tani, Skopje City Mall ju pret në festën e madhe me shumë dhurata për një shopping të çmendur.

Për ditëlindjen e 6-të është siguruar programë e pasur për të gjithë vizitorët e Skopje City Mall që pritet të kenë përvoja të çmendura më 6-7 tetor kur edhe do të ketë lirime të mëdha.

Festa fillon të premten me festë të Sashko Kocev nga ora 18:00 deri ora 19:30.

Të shtunën fillon çmenduria në shopping që nga ora 10:00. Për më të shpejtët mes jush për shopping ka kupona me vlerë prej 600 mijë denarë apo rreth 10 mijë euro. Secili që bën llogari prej 3000 denarësh (50Eu) do të ketë kupon prej 500 denarësh. Për çdo llogari prej 5000 denarë (80 euro) do të fitohet 1000 denarë kupon kurse për çdo llogari prej 10 mijë denarësh fitohet kupon prej 2000 denarësh.

Gjithçka që duhet të bëni është të vini tek pulti dhe të tregoni llogarinë tuaj dhe mos harroni, shpërblehen më të shpejtët. Kështu që më 6 tetor të gjithë në shopping. Kush zgjohet herët shopping gratis fiton. Për gjithë ju janë të siguruar dhe kokteje falas. Kuponat tuaj mund t’i shfrytëzoni edhe ditën e dielë. Përveç lirimeve, ju do të keni mundësi edhe të kënaqeni me organizime tjera nga City Mall.

Lirimet vlejnë edhe të dielën së bashku me organizime si LEGO turne, Fit Games në Cross Fit dhe shumë gara tjera për juve si vizitorë të Skopje City Mall.

Për më të vegjëlit ka koncert me këngë “Zlatno Slavejce” kurse më vonë ka vizatim të karikaturave për të gjithë grupmoshat.

Rezervo datën dhe shihemi në ditëlindjen e 6-të të Skopje City Mall!