LAJMI I FUNDIT:

Skoda zbulon detaje nga gjenerata e katërt e Superb

Skoda zbulon detaje nga gjenerata e katërt e Superb

Skoda Auto është duke paralajmëruar gjeneratën e katër të modelit Superb me një video të shkurtër, që ofron pamje dhe detaje të pjesës së jashtme dhe asaj të brendshme të veturës.

Premiera botërore e kësaj veture është paraparë të mbahet më 2 nëntor, transmeton Telegrafi.


“Teaser” i paralajmëruar zbulon proporcione dinamike, ridizajnim të dritave të përparme LED Matrix dhe ato të pamjet LED me elemente të kristalta si dhe karakteristikat e gjuhës dizajnuese të Skoda – Modern Solid.

Pjesa e brendshme tregon Skoda Smart Dials dhe dorezën e ndërruesit të vendosur në “shtyllën” e timonit.

Ndryshe SkodaSuperb për dallim nga Passat, do të jetë i qasshëm në dy versione, si limuzinë me pesë dyer dhe karavan, duke ofruar zgjedhje të gjashtë motorëve të ndryshëm – përfshirë edhe plug-in dhe hibrid. /Telegrafi/