LAJMI I FUNDIT:

Skocia propozon datën 19 tetor 2023 si kohën ideale për referendum

Skocia propozon datën 19 tetor 2023 si kohën ideale për referendum

Kryeministrja e Skocisë ka propozuar 19 tetor 2023 si datë për një referendum tjetër për pavarësinë.

Nicola Sturgeon tha se pyetja do të ishte e njëjtë si në referendumin e fundit në vitin 2014, “A duhet të jetë Skocia një vend i pavarur?”.

Ajo tha se do t’i shkruante kryeministrit britanik, Boris Johnson për të kërkuar pëlqimin zyrtar rreth mbajtjes së votimit.

E para e qeverisë skoceze tha se do të vazhdon me planin e saj nëse kjo nuk arrihej, raporton bbc.

Por ajo theksoi se çdo referendum do të duhet të jetë i ligjshëm dhe kushtetues – me Gjykatën e Lartë që do t’i kërkohet të vendosë mbi çështjet e mundshme ligjore rreth mbajtjes së një votimi pa miratimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sturgeon tha se zyrtari më i lartë i ligjit të Skocisë, Lord Advocate, ka rënë dakord ta referojë çështjen në gjykatën më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, me dokumentet gjyqësore që do t’u dorëzohen oficerëve të ligjit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të martën pasdite.

Ministrja e parë tha se shpresonte se gjykata do të ishte në gjendje të “siguronte qartësi dhe siguri ligjore në kohën e duhur” në vend që të kishte një proces të zgjatur.

Nëse gjykata vendos që Holyrood nuk ka fuqinë për të mbajtur një referendum, ajo tha se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të bëhen një “referendum de fakto” me SNP-në që qëndron si parti e vetme që mbështet pavarësinë.

Megjithatë, nëse gjykata vendos në favor të qeverisë skoceze, Sturgeon tha se do të kalonte shpejt miratimin e projektligjit të referendumit, i cili u publikua ndërsa Sturgeon po fliste.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar më parë se “tani nuk është koha” për një referendum tjetër, me kryeministrin që tha më herët të martën se Mbretëria e Bashkuar ishte më e fortë së bashku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori