LAJMI I FUNDIT:

Skiatorët e Maqedonisë ikin në Bullgari

Skiatorët e Maqedonisë ikin në Bullgari

Turizmi dimëror në Maqedoni si duket edhe sivjet nuk do të ketë ndonjë lëvizje më të madhe pozitive. Qendrat turistike të dimrit – duke filluar nga Kodra e Diellit, Krusheva, Pelisteri etj përkundër potencialeve të mëdha natyrore, nuk do të shfrytëzojnë shanset të përfitojnë më shumë nga llojet e ndryshme të turizmit dimëror si rekreimi, skitaria masovike dhe profesionale, bjeshkataria, alpinizmi, etj. Përjashtim bën deri diku qendra turistike e Mavrovës ku për vite me radhë po investohet, mirëpo vizitorët ankohen për çmimet e larta në raport me qendrat dimërore në fqinjësi, shkruan gazeta Koha.

Vlerësohet se në tërësi, pa një ofertë cilësore dhe të shumëllojshme për vizitorët e ndryshëm, pa investimin në borën artificial dhe pa investime serioze në total, nuk mund të presim që oferta dimërore e vendit të garojë me shtetet e rajonit në këtë degë të rëndësishme ekonomike. Ekspertët e turizmit thonë në tërësi, si shtet kemi nevojë për një frymë të re dhe ndryshe ndaj zhvillimit të turizmit dimëror dhe ski qendrave në shtet, në favor të rritjes së kapacitete akomoduese, rritjes së shtigjeve për skitari etj.


“Vështirë se gjërat mund të lëvizin nga vendi nëse nuk përmirësohet dukshëm gjendja duke filluar nga infrastruktura dhe rritja e konkurrencës së tyre qoftë përmes partneritetit privat-publik apo përmes koncesioneve të ndryshme”, thotë profesori universitar Naume Marinovski. Sipas tij, nuk duhet harruar se turizmi malor paraqet një turizëm aspak të lehtë për ta zhvilluar dhe mirëmbajtur në aspektin e cilësisë së shërbimeve, akomodimit dhe zbavitjes së vizitorëve si spa dhe mënyrat e tjera për të tërhequr turistët dimëror. “Nevojitet të krijohen mundësi dhe kushte që të gjithë të mbështesin dhe përkrahin zhvillimin e turizmit dimëror duke filluar nga shteti, komunat, dhe investitorët privat”, shton më tej ai.

Në ndërkohë, punëtorët turistik thonë se krahas krijimit të kushteve për investime përmes kredive të volitshme, nuk duhet shkuar larg, por vetëm duhet të shikohet dhe analizohet se si Bullgaria nga fshatra të thjeshtë krijoi një Zvicër të re në fqinjësinë tonë. Gjithashtu, edhe resortet dimërore në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari dhe Mal të Zi kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën, aksesin në rrugë, kapacitetin e pistave të skive, madje nuk ka munguar edhe përdorimi i dëborës artificiale për të joshur turistët e huaj. Mali i Zi ka përmirësuar infrastrukturën e resorteve gjatë sezoneve të kaluara , gjë e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve. Ka gjithsej 4 zona për ski dhe për vitin 2016, numri i vizitorëve llogaritet në rreth 250.000, nga të çilët rreth 25 për qind janë të huaj.

Qeveria e Malit të Zi mbështet jo vetëm turizmin verës, por edhe atë dimëror. Në këtë drejtim, deri në vitin 2022, Podgorica zyrtare do të investojë mbi 100 milionë euro në ndërtimin e ski resorteve të reja, duke llogaritur edhe infrastrukturën e tërësishme të rrugës, rrymës dhe atë komunale. Ndryshe, të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të Serbisë tregojnë se turistët nga Maqedonia në turizmin kryesisht dimëror dhe më pak veror (në banja), harxhojnë afër 50 milionë euro, ndërsa me dhjetëra milionë euro për çdo vit harxhohen nga turistët nga Maqedonia edhe në qendrat dimërore në Bullgari./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori