Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vështirë se do të hiqen gjatë këtij viti. Në shtetin e Francës, ndër vendet kryesore të bllokut evropian, thonë se diskutimet për këtë çështje brenda unionit janë duke vazhduar, por vënë në pah vështirësitë për një lëvizje pozitive në këtë drejtim.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot thekson për KosovaPress, se janë pro heqjes graduale të masave, mirëpo, sipas tij, “veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit nuk po e bëjnë të lehtë përparimin”.
Në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë dhe njohësit e integrimeve evropiane nuk presin që Bashkimi Evropian t’ia heq masat Kosovës tani për tani. KosovaPress ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës nëse po punojnë me vendet anëtare të BE-së, për heqjen e masave, si dhe nëse ka ndonjë kusht shtesë për largimin e tyre, mirëpo zyrtarë të Qeverisë nuk kthyen ndonjë përgjigje.
Ambasadori francez në Kosovë, Guerot, thotë se po shohin brenda unionin evropian se kur do të jetë e mundur heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Masat u vendosën në 23 qershor pas një lëvizjeje të Qeverisë së Kosovës që çoi në një situatë shumë të tensionuar, në trazira. Ka pasur diskutime më pas dhe diskutimet kanë rifilluar gjatë vitit 2024. Ne kemi qenë për një heqje graduale të masave, por disa veprime të njëanshme nuk e bëjnë të lehtë përparimin në atë drejtim. Diskutimet do të vazhdojnë, janë duke vazhduar dhe do të shohim se kur do të jetë e mundur heqja e tyre. Jemi pro heqjes graduale të masave”, thekson ai.
Skeptike për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës është edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Megjithatë, ajo thekson se të njëjtat janë të padrejta dhe se Kosova nuk meriton të ndëshkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Albin Kurti.
“Partia Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka kërkuar në çdo takim që kemi pasur me zyrtarët e Komisionit Evropian, por edhe vendet anëtare të BE-së. Tani në këtë fazë nuk është në dorën e vetme të institucioneve të BE-së, por edhe vendeve anëtare. Ne kemi kërkuar që Kosova mos të ndëshkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti. Imagjinoi se çfarë pike kemi arritur ne.
Kosova falë kësaj qasje ka arritur të jetë në të njëjtin klub me Bjellorusinë. Kosova s’duhet të pësojë për shkak të një njeriu. Ne shpresojmë që masat të hiqen sepse ato po ndëshkojnë qytetarin e Kosovës, jo kryeministrin Kurti. Nuk pres ndonjë zhvillim shumë shpejtë, pasi marrin kohë proceset e ndërtimit të institucioneve brenda BE-së. Por ne vazhdimisht kemi thënë që masat janë të padrejta dhe ato duhet të hiqen”, deklaron ajo.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë për KosovaPress, se heqja e masave do të ndodh vetëm me ndërrimin e Qeverisë në Kosovë.
“Zhvillimet pozitive janë vetëm me ndërrimin e Qeverisë në Kosovë. Derisa ka mentalitet të tillë qeverisës s’ka ndryshim të këtyre masave. Më mirë të them se nuk presim ndonjë ndryshim, pasi këtu nuk ka ndryshuar logjika e komunikimit dhe bashkëpunimit ose ruajtjes së partneritetit. Më së shumti jemi dëmtuar edhe në pjesën financiare, ku janë miliona të humbura nga këto masa apo sanksione që janë quajtur”, deklaron ai.
Kurse, njohësi i zhvillimeve evropiane, Blerim Canaj, thotë për KosovaPress, se heqja e masave do të varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.
“Varet sesi sillemi ne, se si sillet qeveria jonë. Ne po jetojmë në një botë ku mbi të gjitha po monitorohen çështjet e sigurisë, pastaj ndikimi që mund të ketë Rusia në ambiente të caktuara psh. Po ashtu, rreziku për konflikte të vogla që do të shkonin në favor të Rusisë. Kjo varet gjithmonë sesi sillet qeveria jonë dhe çfarë vendimesh merre.
Në fund të ditës nga ajo do të varet heqja e masave apo jo. Gjithmonë duke pasur parasysh bashkëpunimin dhe raportet që mund t’i ketë qeveria jonë me partnerët dhe faktorin ndërkombëtarë”, thekson Canaj.
Se nuk ka vendimmarrje në BE për çështjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës e tha me 15 nëntor edhe zëdhënësi i unionit, Peter Stano.
Në anën tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, gjatë vizitës së saj në Kosovë në fund të muajit tetor, tha se duhet punë e mëtejshme e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese.
BE i vendosi masat ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas tensioneve në veri të vendit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës