LAJMI I FUNDIT:

Skenë rrëqethëse, dreri mban në brirë kokën e rivalit (Foto)

Skenë rrëqethëse, dreri mban në brirë kokën e rivalit (Foto)

Jim Brown e ka fotografuar në një pjesë malore të Dakotës Veriore në Shtetet e Bashkuara, një dre që mbante në brirë kokën e rivalit.

Kjo skenë rrëqethëse, besohet se është kapur pasi ata të jenë pëleshur dhe ia këput kokën kur e mbyti, transmeton Telegrafi.


“Është koha ndarjes së territoreve dhe çiftëzimit, andaj përleshjet janë të zakonshme. Por, jo edhe mbajtja e kokës së tjetrit si trofe”, ka thënë Brown, që është njohës i mirë i botës shtazore.

Dreri me kokën e tjetrit në brirë

Shumë njerëz e kanë shpërndarë fotografinë, për faktin se nuk është parë ndonjëherë një ndodhi kaq e rrallë.

“Më duket mizore dhe e frikshme, ky dre do të më pret para dyerve të Ferrit”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/