LAJMI I FUNDIT:

“Skënderbeu, arrogancë tipike shqiptare”, Xhufi: Si iu drejtua Venedikut për intrigat

“Skënderbeu, arrogancë tipike shqiptare”, Xhufi: Si iu drejtua Venedikut për intrigat

Historiani dhe diplomati Pëllumb Xhufi është shprehur se Gjergj Kastriot Skënderbeu kishte një arrogancë tipike shqiptare në komunikimin e partnerët e vendit në atë kohë, megjithëse ishte diplomat.

Komentet Xhufi i bëri në Euronews Albania, në 556-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.


Xhufi tha se Skënderbeu në kohën që ishte në partneritet me Venedikun, i kërkoi atyre që të mos bënin lojë të dyfishtë me intriga, pasi në të kundërt ai ishte gati të niste luftë edhe me ta, krahas luftës që po zhvillonte me osmanët.

“Venediku u detyrua të plotësonte disa kushte, mes të cilave t’i jepte çdo vit Skënderbeut një shumë prej 1500 dukate të artë dhe e dyta t’i jepte 2 kostume në vit. Venediku që prodhonte në mesjetë stofra të çmuara, i vetmi që prodhonte në Europë, miqve të tij u jepte përvit nga një kostum, kurse Skërderbeut 2 kostume.

Kjo pasi bënte punën e Venedikut, pasi ai mund t’u merrte Shkodrën e Tivarin. Donin ta mbanin urtë Skënderbeun në interes që ky t’i mbante osmanët larg bregdetit. Skënderbeu me një gjuhë që alternohet diplomacia, urtësia dhe me një arrogancë tipike shqiptare u thotë ‘ju nuk më keni dhënë pensionin prej 1500 dukatesh që mua më duhet tani për luftë, më keni dhënë njëher 200-300, më mirë mos ma jepni fare’.

Për kostumet i tha ‘unë nuk jam i vogël të më jepni këto’ dhe ata u detyruan t’i ndryshonin. Ai i tha gjithashtu se nëse ata do të vijonin me intrigat e tyre, ai do të ishte gati për një luftë të dytë me ta”, u shpreh Xhufi.