Një foshnje ka ndërruar jetë ditën e premte në Skenderaj.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur rreth orës 06:00.


"Raportohet se në shtëpi ka ndërruar jetë foshnja mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Më vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion", njofton Policia.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/