LAJMI I FUNDIT:

Skema 3D që tregon si ndodhi grabitja në Aeroportin e Rinasit (Video)

Skema 3D që tregon si ndodhi grabitja në Aeroportin e Rinasit (Video)

News24 ka rindërtuar skemën 3D të grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit.

Ky është momenti kur grupi kriminal i drejtuar nga Admir Murataj, zbarkon i armatosur në hyrjen juglindore të aeroportit të Rinasit që përdoret nga reparti zjarrfikës në raste avarie.


Ora shënon 14.56 minuta. Furgoni me mbishkrimin hetimi tatimor afrohet tek rrethimi i jashtëm të aeroportit të vetëm në vend.

Në vetëm 60 sekonda me anë të një dare, ai arrin të presë drynin. Në kohë rekord grabitësit arrijnë të zhvendosin bllokun e betonit, të cilin e tërheqin me furgon pasi e lidhin me zinxhirë.

Në vetëm 20 sekonda, furgoni, që rezultoi i modifikuar në pjesën e parme dhe i pajisur me targa të vjedhura, depërton brenda pistës dhe afrohet tek barku i avionit të linjës Tiranë Vjenë.

Grabitja e Rinasit, Basha: Kanë dalë në dritë prova tronditëse
Lexo po ashtu Grabitja e Rinasit, Basha: Kanë dalë në dritë prova tronditëse

Në vetëm 2 minuta, nën kërcënimin e kallashnikovëve arrijnë të marrin shumën prej afro 10 milionë euro, të tre apo katër bankave të nivelit të dytë. Ata arrijnë të largohen duke përshkruar të gjithë pistën.

Sikurse shihet ne pamje grabitësit dalin në anën e kundërt prej nga hynë. Edhe në  dalje, përdorën të njëjtën teknikë, duke prerë rrethimin me tela. këtë veprim e realizojnë dy prej grabitësve, ndërsa një i trete ruan me kallashnikov furgonin me para.

Në tunelet ku fshiheshin grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit (Video)
Lexo po ashtu Në tunelet ku fshiheshin grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit (Video)

Skema spektakolare e grabitjes, realizohet në total në 4 minuta. Ata tentuan të largoheshin përmes urës së golit në Tapizë, ku edhe u përplasën me armë me policinë. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë ai që mendohet si i grabitjes, një personazh problematik ne botën e krimit Admir Nikaj Murataj.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori