LAJMI I FUNDIT:

Skaneri jashtë funksionit, letra e drejtorit për problematikat në burgun e Peqinit

Skaneri jashtë funksionit, letra e drejtorit për problematikat në burgun e Peqinit

Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha së bashku me shefin e policisë së burgut të Peqinit, Nikolin Gjonpalaj, i kishte dërguar disa ditë më parë letër drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Admir Abrija, ku e informonte për situatën në këtë burg.

Ai në shkresën e dërguar ai flet se në burg ndodheshin 23 të burgosur të pasistemueshëm dhe se ky ambient ishte populluar pa asnjë urdhër me shkrim, ndërsa shton se të burgosurve u janë lejuar pajisje elektroshtëpiake jashtë përmasave të lejuara ndërsa skaneri për kontrollin e bagazheve nuk funksionom nga data 21 tetor.


Kjo është shkresa që më 30 nëntor të këtij viti drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i drejton drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Admir Abrija ku përshkruan situatën problematike në këtë institucion.

Dyshohet se bashkëpunoi me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit, prokuroria ngre akuzë ndaj Indrit Shaqjas
Lexo po ashtu Dyshohet se bashkëpunoi me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit, prokuroria ngre akuzë ndaj Indrit Shaqjas

“Problematikat që preken kanë të bëjnë me ambientet e observimit ku sipas tij ndodhen 37 të burgosur të pa sistemuar, në regjimin e posaçëm ndodhen 23 të burgosur të pasistemueshëm dhe se ky ambient është populluar pa asnjë urdhër me shkrim. Në ambientet e veçimit, 4 të burgosur të pa sistemueshëm. Në dy godinat e sigurisë janë akomoduar 24 të paraburgosur në kundërshtim me ligjin si dhe në kundërshtim me urdhërin e ministrit të drejtësisë për klasifikimin e IEVP-ve.

Të gjitha dyert e banimit e të burgosurve në sektorë hapen me një çelës të vetëm ndërsa drynat e shulave që mbyllen në turnin e tretë, janë cilësi shumë të dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve. Të burgosurve sipas Kamber Hoxhës dhe Nikolin Gjonpalajt, të burgosurve u janë lejuar futja në dhomë e kondicionerëve, frigoriferëve jashtë përmasave të lejuara. Skaneri për kontrollin e bagazheve nuk funksionom nga data 21 tetor.

Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë ka patur probleme me teknologjinë në regjim të brendshëm dhe në ambiente të ndryshme të të burgosurve. Pothuajse në shumicën e ambienteve ku qëndrojnë të burgosurit nuk mbulohet nga kamerat pasi kanë probleme. Në të dyja godinat mbulohet vetëm me një kamer me gjatësi të konsiderueshme që e bën të pamundur mbulimin”,-thuhet në shkresën e dërguar. /Telegrafi