LAJMI I FUNDIT:

Skandali në spitalin e Tetovës, këto janë zhvillimet e fundit

Skandali në spitalin e Tetovës, këto janë zhvillimet e fundit

Në orët e vona të ditës së premte (14 prill) ka qarkulluar në media një lajm rreth skandalit të shkaktuar nga mjeku anesteziolog në repartin e gjinekologjisë në Tetovë, i cili në TikTok ka nxjerrë video të pahijshme nga brenda repartit ku duken gratë shtatëzëne, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mjeku është sjellë në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë ku do të merret në pyetje.


Për këtë rast drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela për Telegrafi Maqedoni ka thënë “Si drejtor tash jam në SPB Tetovë për të paraqitur rastin dhe me organet e rendit do të zgjidhim këtë çështje, sa më shpejt të jetë e mundshme. Kjo ngjarje nuk është e kuptueshme për ne dhe e dënojmë çdo sjellje joorofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, tha Vela.

Gjatë ditës së shtunë, pritet që SPB Tetovë të del me qëndrim zyrtar për të informuar publikun.

Përndryshe, ky rast ka shkaktuar reagime të mëdha në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Tetovë, në Gjinekologji anesteziologu xhiron “live” nënat shtatzëna në sallë
Lexo po ashtu Tetovë, në Gjinekologji anesteziologu xhiron “live” nënat shtatzëna në sallë