LAJMI I FUNDIT:

Skandali i korrupsionit, deputetët votojnë për të pezulluar qasjen e Katarit në Parlamentin Evropian

Skandali i korrupsionit, deputetët votojnë për të pezulluar qasjen e Katarit në Parlamentin Evropian

Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan të enjten për të pezulluar qasjen për përfaqësuesit e Katarit pasi vendi i Gjirit dyshohet se ka ofruar “shuma të mëdha parash” dhe “dhurata të konsiderueshme” për eurodeputetët dhe asistentët në një përpjekje për të ndikuar në vendimet evropiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ligjvënësit vendosën gjithashtu të ndalojnë të gjithë legjislacionin në pritje që ka të bëjë me Katarin.


Hetimi nga policia belge për “ndikimin” e një shteti të Gjirit Persik që besohet gjerësisht të jetë Katari ka shkaktuar tronditje në Bruksel dhe ka vënë në pikëpyetje transparencën dhe rregullat e lobimit të parlamentit.

Eurodeputetja greke Eva Kaili së bashku me tre të dyshuar të tjerë janë akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash. Të katër mbeten në paraburgim.

Kaili tashmë është përjashtuar nga roli i saj si nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe nga anëtarësimi i saj në grupin socialist, i njohur si S&D.

Policia ka kryer më shumë se 20 kontrolle që nga e premtja, ka sekuestruar mbi 1.5 milion euro para në dorë.

Në rezolutën e miratuar të enjten me 541 vota pro dhe vetëm dy kundër, eurodeputetët e përshkruan veten si “të tmerruar” nga zbulimet dhe nënvizuan “rëndësinë dhe madhësinë” e çështjes.

Parlamenti “dënon, në termat më të fortë, përpjekjet e supozuara të Katarit për të ndikuar mbi anëtarët, ish-anëtarët dhe stafin e Parlamentit Evropian nëpërmjet akteve të korrupsionit, të cilat përbëjnë ndërhyrje serioze të huaja në proceset demokratike të BE-së”, thuhet në draft tekst.

Gjithashtu, deputetët kërkuan pezullimin e simboleve të qasjes të lëshuara për “përfaqësuesit e interesave të Katarit”, të cilat mund të shkojnë përtej shtetasve të Katarit, derisa hetimi të sqarojë faktet.

Për më tepër, ligjvënësit vendosën të pezullojnë “të gjithë punën për dosjet legjislative në lidhje me Katarin”, veçanërisht marrëveshjen e aviacionit BE-Katar, e cila ende nuk është ratifikuar plotësisht, dhe liberalizimin e diskutueshëm të vizave për qytetarët e Katarit dhe Kuvajtit.

Heqja e vizave ishte miratuar në fillim të këtij muaji nga komisioni parlamentar për liritë civile me 42 vota pro, përfshirë Kailin dhe 16 kundër dhe pritej të dërgohej në seancën e plotë plenare.

Eurodeputetët gjithashtu do të anulojnë të gjitha “vizitat e planifikuara” në vendin e Gjirit, i cili aktualisht po pret Kupën e Botës FIFA, dhe kërkuan një ndalim në mbarë BE-në për donacionet politike të bëra nga vendet jashtë bllokut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori