LAJMI I FUNDIT:

Skandali i INSIG Kosovës: Pesë milionë euro shpërblime dhe reklama

Skandali i INSIG Kosovës: Pesë milionë euro shpërblime dhe reklama

Pas skandalit në Bankën e Shqipërisë nga ku u vodhën 713 milionë lekë, një tjetër skandal në shifrën e afro pesë milionë eurove është nën hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës për kompaninë e shtetërore të sigurimeve INSIG.

Gjithçka ka nisur pas një kallëzimi të Ministrisë së Financave, ku në degën e INSIG-ut në Kosovë ka rezultuar se për vitet 2009-2013 nga primi i TPL është shpërdoruar një fond prej pesë milionë e 135 mijë e 506 euro.


“A1 Report” ka mësuar se në kallëzimin e Ministrisë së Financave rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar është përdorur për reklama dhe fond riparimi të zyrave.

Pas kallëzimit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku tre nga ish-drejtuesit e këtij institucioni pritet të dëshmojnë në lidhje me çka ndodhur gjatë periudhës që ata kanë drejtuar.

Në raportin që disponon Prokuroria, së bashku me kallëzimin, vihet re se disa nga personat përgjegjës për këtë abuzim janë ish-zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj; Omer Stringa; Asllan Shera, ish-këshilltar i ministrit Bode; dhe P. Kolnikaj.

Sipas kallëzimit këta kanë qenë drejtues të Këshillit Mbikëqyrës të INSIG-ut Kosovë, kompani e cila është në varësi të INSIG Shqipëri, e vetmja kompani me kapital 100 për qind shtetëror.

Në kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës, Ministria e Financave kërkon që për shpërdorimin e detyrës përgjegjësitë të nxirren jo vetëm me ish-drejtuesit për periudhën 2009-2013, por dhe me strukturat vendimmarrëse, si administratorët e shoqërisë dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.

E teksa tashmë procedimi penal ndodhet në fazën e verifikimeve nga njësia task-forcë, për krimin ekonomik një burim tha për “A1Report” se pritet që informacione të shkëmbehen dhe me Prokurorinë e Kosovës për sekuestrim dokumentesh dhe urdhër ndalimi, pasi dega e INSIG Kosovë ndodhet në Prishtinë. /A1 Report/TVH/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Kalo në kategori