LAJMI I FUNDIT:

Skandali i abuzimeve në Hollywood, regjisori i “Lord of the Rings” pranon se Mira Sorvino dhe Ashley Judd ishin vendosur në listë të zezë

Skandali i abuzimeve në Hollywood, regjisori i “Lord of the Rings” pranon se Mira Sorvino dhe Ashley Judd ishin vendosur në listë të zezë

Në sagën “Weinstein” ka një pohim faji, edhe pse ende jo nga vet personazhi i saj kryesor.

Regjisori i “Lord of the Rings”, Peter Jackson, ka pranuar publikisht se aktoret Mira Sorvino dhe Ashley Judd, të ngacmuara seksualisht nga Harvey Weinstein, ishin vendosur në listë të zezë pas kërkesës së manjatit të filmit.

Mira Sorvino (Foto: Getty Images)


“Më kujtohet sesi Miramaxi na thoshte se ishte një makth i vërtetë të punoje me të dyja ato, e se ne duhet t’i shmangnim me çdo kusht”, ka rrëfyer Jackson, i cili sqaroi se për shkak të kompanisë së drejtuar nga Weinstein dhe vëllai i tij, Sorvino dhe Judd mbetën jashtë kastit të serive të famshme.

Rrëfimi i Ashley Judd – nga frika se Weinstein do ta përdhunonte, i bëri një ofertë
Lexo po ashtu Rrëfimi i Ashley Judd – nga frika se Weinstein do ta përdhunonte, i bëri një ofertë

“Asokohe nuk kisha asnjë arsye për t’i vënë në diskutim fjalët e atyre djemve dhe vetëm tani e kuptoj se e gjithë ajo urrejtje kundër dy aktoreve mund të ketë qenë pjesë e një fushate të mirëfilltë përbaltjeje”.

Ashley Judd (Foto: Getty Images)

“Unë sot mendoj seriozisht se ato që na janë ofruar nuk kanë qenë gjë tjetër veçse informacione të rreme mbi këto femra shumë të talentuara”, ka thënë regjisori, transmeton Top Channel.

Sorvino ka reaguar përmes Twitterit duke thënë se sapo kishte parë rrëfimin e Jacksonit kishte shpërthyer në lot.

“Ky është konfirmimi që Harvey Weinstein e ka dëmtuar karrierën time. Kam dyshuar qe një kohë të gjatë, por nuk isha e sigurtë”, ka shkruar ajo.

(Foto: Getty Images)

Producenti i rrëzuar nga froni i të paprekshmit i ka mohuar akuzat, me pretendimin se për kastin e aktorëve të “Lord of the Rings” ka vendosur New Line Cinema dhe jo Miramax.

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Adriana Matoshi reagon për vdekjen e aktorit Lulzim Rexha: Prehu në paqe shpirti më i bukur

Adriana Matoshi reagon për vdekjen e aktorit Lulzim Rexha: Prehu në paqe shpirti më i bukur

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori