LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Durrës, adoleshentët lidhin dhe përdhunojnë në grup 8-vjeçaren

Skandal në Durrës, adoleshentët lidhin dhe përdhunojnë në grup 8-vjeçaren
-->

Një skandal i rëndë seksual ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Mësohet se policia ka arrestuar një 16-vjeçar pasi ka përdhunuar në grup një vajzë 8 vjeçe. Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 3 javë më parë në fsharin Arapaj, por është bërë e ditur vetëm tani.

Vogëlushja u gjet e lidhur në shkollë nga mësuesit. Policia nuk ka dhënë informacione në lidhje me skandalin e rëndë seksual.

Është mjaftuar me një deklaratë të cunguar, me qëllimin që ngjarja të mbetet e fshehur. Në njoftimin zyrtar thuhet se “më 5 korrik është ndaluar 16-vjeçari A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, është njoftimi që policia jep.

Ndaj 16-vjeçarit dhe 13-vjeçarit rëndojnë akuzuat e veprave të turpshme dhe heqje e lirisë. /TCH/