LAJMI I FUNDIT:

Skandal, korrupsion e mashtrim – kështu karakterizohet Qeveria Kurti sipas deputetes së PDK-së

Skandal, korrupsion e mashtrim – kështu karakterizohet Qeveria Kurti sipas deputetes së PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se Qeveria Kurti njihet si qeveri e skandalit, korrupsionit dhe mashtrimit.

Musliu në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se këto tri epitete e përshkruajnë më së miri qeverisjen e Albin Kurtit.


“Kur thash skandal, është qeveria e cila për tri vite kalon nga skandali në skandal. Një qeveri e cila ka ardhur me dhunë në pushtet tenton me dhunë ta mbajë pushtetin duke iu referuar asaj që biseduam më herët, sepse ministrat e Kurtit që janë skandal në vete në çdo seancë kanë provokuar deputetët dhe janë munduar që t’ia ndalin fjalën. Kemi rastin kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i thotë deputetit ty duhet me t’a ndal fjalën me ligj”, tha Musliu.

Deputetja më tej si skandal tjetër përmend aferën e Martin Berishaj, Nagip Krasniqit, vajit, e autostradës për Gjilan. Sa i përket korrupsionit, sipas Musliut të gjitha këto afera lidhen në këtë pikë.

“Qeveria i ka shpenzuar mbi 4 milionë, ka blerë rrymë përmes zyrës GEN që udhëhiqet nga Martin Berishaj e cila i ka zyrat në Beograd. Mbi 4 milionë për një muaj. 300 mijë euro është bërë pagesa në Poloni për me ble vaj, e vaji nuk ka ardhur kurrë në Kosovë. Ato pare janë vjedh nga Kurti dhe qeveria e tij Autostrada e Gjilanit e për çudi ministri Liburn Aliu në çdo pyetje të gazetarit thotë unë nuk e di, jam staf politik. Ai thotë nuk e di sepse nuk ka marrë leje nga Albin Kurti për me fol”, u shpreh Musliu.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Ndërkaq lidhur me mashtrimin, deputetja e PDK-së, ka theksuar se Qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët.

“Gjatë qëndrimit në opozitë i ka mashtruar qytetarët duke thënë se kur vjen në pushtet do të qeverisë me duar të pastra. Do të jetë kombëtar e patriot, nuk do të shkoj në bisedime pa kërku falje Serbia, pa  deklaruar se ku janë të zhdukurit. Këta edhe 20 vjet kanë me pas luftën politike me neve. Kudo që të shkelin ngado që ta kthejnë kokën këta kanë me u përball me projektet gjigande të PDK-së, duke filluar nga çlirimi i vendit sepse këta kanë komplekse për deficitet e tyre kombëtare, pastaj shpalljen e pavarësisë këta me mujt e zhbëjnë pavarësinë që me thanë pastaj e kemi shpallur ne”, tha Musliu.

Deputetja theksoi se “Albin Kurti është duke e humbur edhe trenin për tu treguar institucionalist, për ta dëshmuar veten”.

Sipas Musliut zyrtarët e Vetëvendosjes në institucione kanë punësuar militantë për të shantazhuar e kërcënuar punëtorët e administratës.

“Këta i kanë punës militantët nëpër kabinete që detyrë parësore nga ora 08:00 deri në orën 16:00 e kanë me i kërcënu punëtoret e administratës, e me i shantazhu.  Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët e Kosovës në çdo fjalë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori