LAJMI I FUNDIT:

Skandal diplomatik i ministres malazeze, i dërgon ftesë ministres së Kosovës me fusnotë

Skandal diplomatik i ministres malazeze, i dërgon ftesë ministres së Kosovës me fusnotë

Antena M në Mal të Zi raporton se posedon një dokument me të cilin ministrja e Shoqërisë Digjitale, Tamara Srzentiq, i bën thirrje ministres së Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, që të merr pjesë në Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Mal të Zi nga 11 deri në 13 tetori – duke iu referuar tërë kohën Kosovës me fusnotë, pavarësisht që ky shtet fqinj ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mali i Zi në dokumente zyrtare i referohet Kosovës me fusnotë, megjithatë ato vende që nuk e kanë njohur vendin tonë i referohen me fusnotë derisa ato që e kanë bërë një gjë të tillë i referohen si çdo shteti tjetër.


Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Mali i Zi e bën këtë, pasi në dhjetor të vitit të kaluar ministria e Shëndetësisë së këtij vendi e kishte shkruar Kosovën me fusnotë.

Në ftesën e Srzentiqit që iu dërgua ministres Rizvanolli, Kosovës i referohen me fusnotë. E kjo fusnotë përsëritet edhe në programin e agjendës, përkatësisht kudo që përmendet Kosova – i referohen me fusnotë.

Në një kumtesë të qeverisë malazeze të lëshuar më 8 dhjetor të vitit të kaluar, sa i përket masave për luftimin e pandemisë së COVID-19, Kosovës i referohen me fusnotë.

E asokohe në qeverinë e Malit të Zi patën bërë me dije se bëhet fjalë për “një gabim teknik”. Kujtojmë që në vitin 2012 në Bruksel, ishte arritur marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit rreth mundësisë së përfaqësimit të Kosovës në konferenca e nisma rajonale, ku Kosova do të përdorë fusnotën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori