LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Vaksinat që përdoren në Kosovë janë të sigurta dhe efikase

OBSH: Vaksinat që përdoren në Kosovë janë të sigurta dhe efikase

Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Bullgari, thotë se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe ua rekomandon qytetarëve që ta marrin atë.

Kosova ka hequr nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca, të cilave u doli afati.


Mosmarrja e kësaj vaksine, siç thotë Syla në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, u ndikua nga shumë faktorë, por pretendimet kundër kësaj vaksine, sipas Sylës nuk u bazuan në fakte.

“Elementi kryesor në programin e vaksinimit, për të qenë efikas, është siguria, efikasiteti dhe cilësia e vaksinave. Është një fatkeqësi që ka ndodhur kjo që është dashur të eliminohen një numër i konsiderueshme i dozave, ku me to do të mund të vaksinoheshin më shumë se 60 mijë qytetarë, por kjo ndodh edhe në vende të tjera”, ka thënë Syla.

“Edhe kjo ndodhi për arsye se në fillim u krijua një perceptim për vaksinën AstraZeneca që nuk është mjaft e sigurt, e që kjo nuk ishte e bazuar në fakte. Këtu fatkeqësisht ndikuan edhe disa në kuadrin e profesionistëve shëndetësorë të cilët nuk u vaksinuan, mirëpo kishte edhe shembuj pozitivë, bie fjala profesori Lul Raka u vaksinua me AstraZenecën, për t’i dhënë mesazh të qartë të gjithë profesionistëve shëndetësorë, por edhe opinionit publik, mirëpo ja që ndodhi kjo dhe këto vaksina nuk do të përdoren”.

Syla megjithatë rekomandon qytetarët që të mos hezitojnë t’i marrin dozat tjera të vaksinave AstraZeneca që janë në Kosovë.

“Fatmirësisht do të ketë doza të tjera të vaksinave dhe unë i rekomandoj qytetarët e Kosovës, pavarësisht se a është AstraZeneca apo vaksina të tjera të cilat janë tashmë të aprovuara nga OBSH-ja dhe Agjencia Evropiane për Barna, ato duhet të merren në momentin e parë kur t’iu jepet mundësia sepse ato janë të sigurta, efikase dhe të cilësisë së lartë”.

Në këtë intervistë, ai flet edhe për variantin Delta, që është varianti dominues në Kosovë. Ai thotë se për shkak të këtij varianti, gjendja epidemiologjike në Kosovë është mjaft kritike dhe është sfidë për sistemin shëndetësor.

“Prania e variantit Delta dhe përhapja e shpejt e këtij varianti, paraqet një situatë mjaft delikate, madje edhe për vendet të cilat kanë një shkallë mjaft të lartë të vaksinimit. Ne kemi, bie fjala tash në Izrael, një rritje eksponenciale të rasteve, po edhe në vendet të tjera. Po ashtu edhe në Kosovë duhet të paraqesë një sfidë para se gjithash për sistemin shëndetësor, tha mes tjerash Skënder Syla.

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori