LAJMI I FUNDIT:

S’ka vendim përfundimtar për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

S’ka vendim përfundimtar për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Ndonëse në komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës, parti politike të Serbisë kanë nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare atje, vendimi për t’ju lejuar apo jo serbëve të marrin pjesë në këto votime ende nuk është marrë nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se ende nuk është marr vendimi, duke theksuar se do të veprojnë në pajim me praktikat më të mira ndërkombëtare, transmeton Koha.net.


Kurse, zëdhënës i misionit të OSBE-së në Kosovë, Sedat Shauliq, ka thënë se ende nuk i kanë nisur përgatitjet për zgjedhje.

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vlladeta Kostiq, i cili është edhe anëtar i bordit të SNS-së serbe (Partia Përparimtare Serbe), thotë për mediumin serb N1 se nuk sheh ndonjë problem në mbajtjen e zgjedhjeve në bazë të modelit të vitit 2012 dhe 2014, zgjedhje të cilat do të monitoroheshin nga OSBE-ja.