LAJMI I FUNDIT:

S’ka takim të ri për PSP-në, Nikollovska: Epilogu do të ndikojë në vlerësimin e BE-së (Video)

S’ka takim të ri për PSP-në, Nikollovska: Epilogu do të ndikojë në vlerësimin e BE-së  (Video)

Deri sa Maqedoninë e Veriut e ndajnë vetëm 9 ditë nga raporti progresit të Komisionit Evropian, nga Ministria e Drejtësisë ende nuk ka asnjë datë për takim të ri mes pushtetit dhe opozitës për projektligjin për prokurorinë, përmes të cilit përcaktohet edhe fati i Prokurorisë Speciale. Nga opozitarja OBRM-PDUKM thonë se s’kanë marrë asnjë ftesë për takim të ri.

Kjo çështje tashmë duhet të ketë epilog thotë ish-gjykatësja e Strasburgut Margarita Caca Nikollovska, e cila konsideron se epilogu për Specialen do të ndikojë në vlerësimin e BE-së për bisedimet aderuese. Vetë emri i Prokurorisë Speciale tregon se ajo punon me biseda të përgjuara, andaj sipas Nikollovkës të njëjtat duhen shqyrtuar, por shton se gjykimet s’mund të bëhen vetëm me përgjime, por të mbështetura edhe në dëshmi të tjera.


“Epilogu duhet të jetë që Prokuroria Speciale duhet ta vazhdojë punën e saj. Ato që janë eventualisht vepra penale duhet zbardhur, dhe të mos shkohet në situatë që eventualisht dikush që ka bërë vepra penale të mbetet i pandëshkuar”, tha Margarita Caca Nikollovska, ish Gjykatëse në Strasburg.

E deri sa Prokurorisë Speciale ende nuk i dihet fati, Maqedonia e Veriut ka sjellë edhe dy ligje të reja si ai për Gjykatat dhe ligjin për Këshillin Gjyqësor, që sipas Nikollovskës, japin mundësi për punë më cilësore. Ajo thotë se tani është koha që të bëhet vlerësim i punës dhe transparencës së gjykatësve, e më këtë qytetarët do të mund të ndryshonin mendim për punën e gjykatave.

“Mund të them se një pjesë e aktgjykimeve që i kam lexuar, është shumë diskutabile nëse ata duhet të jenë gjykatës dhe nëse edhe më tej duhet të vazhdojnë ta kryejnë funksionin e gjykatësit”, u shpreh ish Gjykatësja në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska.

Ligjet janë të suksesshme vetëm nëse mund të zbatohen. Ata që nuk duan ose nuk dinë se çfarë do me thënë sundim i ligjit dhe nuk dinë t’i interpretojnë dhe zbatojnë ligjet, sipas ish-gjykatëses së Strasburgut, nuk mund të mbajnë postin e gjykatësit./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori