LAJMI I FUNDIT:

S’KA MË SHTËPI KURVASH

S’KA MË SHTËPI KURVASH
Nelson Algren

Nga: Nelson Algren
Përktheu: Emanuel Bajra

Na ishte njëherë një shtëpi kurvash në pjesën veriore të rrugës perëndimore dyzet e pestë e cila njihej si ‘Gruaja me fat’. Sapo i afroheshe dritares së kësaj shtëpie aty do të shihje një vajzë të re që rrinte ulur në një tavolinë para saj. Kur i bije ziles dera të hapej nga brenda dhe ti e paguaje atë pesëmbë­dhjetë dollarë po qe se bëje vizitën e parë. Më pastaj, ajo të pajiste ty me një kartelë të vogël ngjyrë të kuqe me mbishkrim dy shkronja LL mbi të. Kjo kartelë ta zbriste çmimin deri në trembëdhjetë dollarë.


Një grup i konsiderueshëm vajzash të reja, të ngjyrave të ndry­shme, disa të bardha, të zeza, aziatike ose me ngjyrë ulliri, rekla­moheshin në platetë e improvizuara brenda shtëpisë. Të gjitha ishin shumë të bukura, e sidomos ato me ngjyrë ulliri dhe nga ato orientalët ishin shumë të bukura.

Yuri ishte një vajzë e re, e formuar mirë. Nuk ishte më e vjetër se njëzet e katër vjeçe. Mbante një fytyrë të ndrojtur në sallon. Por me t’u futur në dhomë me të, ajo ishte shumë e hareshme dhe sharmante. Kurrë s’e harroj përshëndetjen e saj të ngrohtë “Tung Ne’son”. I kishte të merituara ato pesëdhjetë dollarë që ia jepja aty për aty.

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut kishte planifikuar që atë vit si platformë/manifest politik ta ndalonte prostitucionin në qytet. Ed Koch do të mbahej në mend, nga gjeneratat e reja, sikur njeriu që arriti t’i flakë nga qyteti të gjitha gratë e pavyera.

“Ne do ta konsiderojmë këtë si ora e Gjonit”, kishte thënë kryebashkiaku, sepse “Gjon” ishte bërë tashmë emër rutinë i burrave që frekuentonin prostitutat. “Ne do t’i publikojmë të gjithë emrat e patronëve prostitutash shumë shpejt dhe mbësh­tetja juaj për ta paraqitur këtë problem do të jetë shumë e rëndësishme për t’i çliruar këto gra nga shfrytëzimi që po ua bëjnë këta burra të pamoralshëm atyre”.

Kryebashkiaku ishte i palëkundur në këtë apel dhe të gjithë e mirëkuptuan këtë fushatë kundër prostitucionit. Por, çfarë ndodhi më pastaj ishte se gati të gjithë Gjonët e Queensit, Manhattanit e vendeve të tjera përreth erdhën në qytet që t’i dëgjojnë emrat që po publikoheshin gjë që në një mënyrë a tjetër krijoi edhe klientelë të mirë dhe të majmë për prostitutat në ditët e fundit përpara mbylljes së madhe.

“Kjo jo vetëm se do ta pastrojë qytetin nga këta njerëz të pamoralshëm, por edhe do t’i çlirojë këto gra nga sundimi i këtyre burrave dhe në gjithë këta njëzet muaj që kalova këtu si kryebashkiak, unë mund të them me plot gojë se unë e kam përkrahjen e të gjithë banorëve të këtij qyteti. Kjo të bën për të qeshur, sepse natyrisht që njerëzit e rëndomtë të këtij qyteti do të mbështesin çdo iniciativë që është në dobi të qytetit por ama, mos më thuaj që shumë prej këtyre njerëzve të thjeshtë, banorë të këtij qyteti, nuk shkojnë në sallonet e masazheve në “Times Square!” Kush mendon që është Koch!? Një njeri që po përpiqet t’i ndalë njerëzit të kenë kënaqësi e të kënaqin jetën e tyre!? Kush do t’i ndalojë këta burra të shkojnë në sallone kurvash? Ajatollahu nga Irani? Çka ky politikan s’e ka kuptuar hiç fare është se shumica e këtyre banorëve të qytetit, burrave pra, seksi përbën pjesën më të rëndësishme dhe gati dëfrimin më të madh që ata kanë në jetën e tyre mizerje. Përderisa për kryebashkiakun seksi nuk përbën asnjë rëndësi vitale derisa nuk politizohet! Ky mendon se burrat e këtij qyteti kamuflohen në lloj-lloj formash dhe hyjnë tinëz në këto bordele dhe sallone kurvash. Ky politikan i rryer mendon se burrat e këtij qyteti i kanë shumë frikën edhe policisë, prandaj ata fshehurazi futen sikur klandestinë nëpër këto shtëpi kurvash dhe bëjnë çdo gjë që është e mundur për t’u kamu­fluar e të mos kapen. Më vjen keq, por kjo s’është ashtu. Këta burra të thjeshtë të qytetit pas punës shkojnë te dritarja e këtyre shtëpive, presin biletën sikurse në bordelet e garave të qenve, presin në radhë derisa t’ju vijë rendi të fitojnë çmimin e madh. Çka bën kryebashkiaku me këtë gjest të dhunshëm është që i bën që këto gra të vuajnë për bukën e gojës dhe, po ashtu, këta burra mbesin të përjashtuar nga e drejta e tyre konsensuale për t’u kënaqur dhe dëfryer. Një ligj dhe fushatë e tillë i shtyn këto dy kategori të qytetarëve të Nju-Jorkut të marrin masa të jashtëzakonshme në mënyrë që të mbijetojnë.

Yuri më kumton nëpërmjet telefonit se masat e kryebash­kiakut e kishin shtyrë atë të ndërrojë adresë dhe të lëvizë nga “Zonja me fat” te “Shërbyeset e lumtura”, por edhe aty gan­gsterët e kryebashkiakut e kishin përzënë atë nga ajo shtëpi dhe pas dy javësh me shumë keqardhje mora lajmin se Yuri ishte kthyer tashmë në Japoni.

Sa më shkoj shumë në nerva kjo punë. Pse ky burrë i brishtë kryebashkiak nuk më le rehat jetën time seksuale!? Do të kisha shumë më tepër respekt për këtë politikan po qe se më le rehat që ta kënaq veten.

Të katër shërbyeset në shtëpinë “Shërbyeset e lumtura” ishin një nga katër kurvat më namrudet që kam parë ndonjëherë në jetën time. Të gjitha ishin edhe të vrazhda. Por, pasi që i kisha depozituar dhjetë dollarët e parë, e zgjodha njërën pak më të mirë dhe ajo menjëherë më futi në një dhomë që nuk kishte krevat.

“Zhvishu” – më tha ajo dhe menjëherë braktisi dhomën.

Unë po shikoja përreth. Dhoma ishte sikur një stallë kafshësh. Yuri kur ishte këndej dhomën e kishte shumë më të madhe, me krevat të madh, me pasqyrë të madhe dhe ajo ishte një dhomë e ndritshme. Yuri kishte, po ashtu, edhe disa piktura të varura në mur. Ajo dukej sikurse një shtëpi tamam. Nxora qafën jashtë dhomës dhe i thashë asaj zonjës se si është e mundur që nuk ka krevat?

“Zhvishu!” – më thotë ajo prapë. “Nuk ka krevat”. Kjo do të vazhdonte krejt natën kështu, por të hapni shtëpi kurvash e të mos keni asnjë krevat, kjo është shumë e marrë. Çka unë nuk e kisha kuptuar atëherë ishte se kjo nuk ishte ide e tyre, por e kryebashkiakut. Pasi që kryebashkiaku kishte dështuar në mis­ionin e tij të ndalimit të prostitucionit me anë të shantazhimit dhe linçimit të burrave, ai kishte ndryshuar taktikë; kjo ishte për t’u mos besuar.

Dritat te shtëpia “Gruaja me fat” ishin ende të ndezura dhe unë shkova një ditë. Pagova pesëmbëdhjetë dollarë dhe prita. Vendi kishte ndryshuar tej mase. Ishte krejt tjetër. Aty ata kishin ndërtuar një podium ku gratë e zhveshura hapnin këmbët, me kurriz të zbuluar dhe me gjinjtë e saj jashtë kërcenin nën tingujt e muzikës rok. Një numër i madh i Gjonve të mbledhur aty po injoronin vajzat dhe ata më shumë dukeshin sikur aplikues të mirëqenies sesa burra që vinin për t’u dëfryer. Isha ulur afër një të riu dhe po e pyesja se ç’po ndodhte.

“Ata po i zënin këta njerëz ditë për ditë dhe gjithçka ishte bërë kaos!” – më thotë ai.

“Ku janë gratë?” – pyeta.

“Ato janë mbrapa skenës. Prit radhën!” – më përgjigjet ajo.

Një grua e gjatë, e tëra e veshur mirë, po afrohej me një kovë plastike me ujë.

“Çfarë mënyre e keqe për ta drejtuar një biznes të tillë!” – thashë me vete.

“Ule zërin e mos bërtit” më thotë gruaja e gjatë. Kaq ishte për mua. I ngrati kisha prerë biletën pesëmbëdhjetëdollarëshe dhe kisha bërë gjithë këtë shpenzim dhe vjen kjo e më urdhë­ron që ta mbyll gojën. I thashë të shkoj në të së ëmës.

“Mos më fol me atë gjuhë mua!” më thotë si më bezdi. “Unë jam një grua!” më thotë ajo. Unë ia përsërita edhe një herë që të ikte në të së ëmës dhe ajo pa një pa dy thërret sigurimin. “Ah, jo bre!” – thashë me vete.

“Të lutem, ule zërin doktor” – më thotë një burrë i sigurimit.

“Po shpresoj që bile të ketë krevat!” – i them atij.

“Jo. S’ka më krevat!” – ma kthen ai i sigurt në atë që thotë.

“Po unë nuk po kuptoj pse” – i them atij.

“Krejt çfarë bëjnë tashti është të improvizojnë me krevat kampingu. Dhe kaq!”

U ngrita. Sapo kisha harxhuar njëzet e pesë dollarë. Tash isha në gjendje t’i harxhoj edhe njëzet e pesë të tjera. “Më mirë po i hedh këto të holla!” i thashë aty një gocës që nuk kishte fare gjinj dhe më shumë dukej si një ketër e vogël e pa zhvilluar mirë sesa që ta çonte mallin e një kurve. Ajo po rrinte te dera e daljes.

Pas dy ditësh telefoni im binte zile.

“Tung Ne’son!”

“Unë mendova se je në Japoni!” – i thashë asaj.

“Isha, por tani u ktheva, jam këtu në Nju-Jork!”

Nëse mendon se unë do t’jua zbulojë adresën e saj të re, ju do të ishit jashtë mendjes suaj.

Një gjë që kuptova pastaj ishte se emri i saj nuk ishte Yuri. /Revista “Akademia”/Telegrafi/