Qeverisë së Kosovës po i kërkohet të fillojë dialogun e brendshëm me komunitetin serb në vend. Përveç si zotim i kahershëm i kryeministrit Albin Kurti, kjo vlerësohet se do të lehtësonte integrimin e tyre dhe se do të krijonte përshtypjen se çka do të përmbante marrëveshja finale për normalizimin e marrëdhënieve.
Megjithatë, në tryezën e organizuar të mërkurën nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), u tha se marrëveshja finale në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është ende larg e arritshme.
Hulumtuesja në KDI-së, Violeta Haxholli, tha se në dy vitet e fundit s’ka pasur asnjë progres në dialog, megjithëse ka pasur takime të shpeshta.
“Është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të fillojnë një dialog të brendshëm me qytetarët e komunitetit serb. Kjo do të ndikonte që institucionet të merrnin kërkesa direkt nga tereni nga ky komunitet dhe të shohin cilat janë kërkesat apo këndvështrimet e tyre, qoftë mbi atë çka ka ndodhur në dialog, marrëveshjet që janë arritur, zbatimin e tyre dhe kërkesat e reja që mund të adresonin për integrimin e tyre… Në dy vitet e fundit dialogu Kosovë-Serbi ka pasur progresin më të ngadalshëm që nga fillimi i tij. Edhe pse ka pasur takime mes palëve, s’ka pasur dakordime ose marrëveshje që nga viti 2020, ku u arritën zotimet e Uashingtonit. Nga ajo kohë, dialogu ka pasur progres shumë të ngadalshëm dhe nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të re, apo dakordim të ri mes dy palëve. Kjo pavarësisht faktit se mbesin shumë çështje të pazgjidhura që prekin direkt edhe jetën e qytetarëve”, tha ajo.
Kërkesë të ngjashme për dialogun e brendshëm me serbët e Kosovës shfaqi edhe publicisti, Dukagjin Gorani.
Ai vuri në pah edhe tabutë lidhur me zgjidhjet e mundshme, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shkëmbimin territorial.
“Nëse kjo është një zotim real dhe një zotim serioz, kjo është një pikënisje që përmes dialogut të brendshëm së paku të arrihet një përshtypje se çka ish dashur të përmbajë pakoja e zgjidhjes gjithëpërfshirëse. Ky dialog me komunitetin serb nuk ndodhi kurrë, së paku jo deri sot…
Diskutimi për procesin e dialogut në parim nënkuptohet si ide e keqe për me fol në publik. Sot pa një zë të madh askush nuk del me fol në publik për këtë temë. Pasi reagimet e opinionit publik për këtë temë janë tabu.
Tabu është edhe diskutimi për përmbajtjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Tabu është edhe çfarëdo zgjidhje tjetër alternative nëse asociacioni nuk është i pranueshëm, tabu kanë qenë temat e shkëmbimeve territoriale”, theksoi Gorani.
Nga ana tjetër Visar Ymeri u shpreh kritik ndaj Qeverisë së Kosovës për qasjen në dialog.
“Nuk e sheh nga perspektiva e së ardhmes, por nga perspektiva së tashmes që kryesisht është elektorale dhe perspektiva e së kaluarës e cila është një dozë e theksuar e ngrohjes së mendjeve dhe zemrave të njerëzve, e cila po ashtu ka qëllime elektorale. Kështu kurthohemi drejt një pamundësie absolute të realizimit të sovranitetit që flasim ne”, shtoi ai. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën