Sivjet është përvjetori i 666-të i shtëpisë me më shumë fantazma në botë (Foto)

Njëra prej shtëpive me më shumë fantazma në planet është duke festuar përvjetorin e saj të 666-të në vitin 2016.
Loftus Hall në Evropë është renditur në mesin e vendeve më drithëruese ndonjëherë, sipas hetuesve paranormale, dhe ky vit mund të jetë një nga më trishtuesit, transmeton Telegrafi.
Shtëpia dikur hijerëndë, e vendosur në Gadishullin Hook në Wexford, Irlandë, është ndërtuar në vitin 1350 - 666 vjet më parë.
Dhe ky numër është i njohur më së miri si “numri i bishës”.
Rezidenca hapi dyert e saj për publikun e guximshëm për herë të parë në 30 vjet, në vitin 2012.
Vetëm dy vjet më vonë, vizitori Thomas Beavis, 21, nga Leicester, bëri bujë pas marrjes së një foto të shtëpisë.
Kur ai i rishikoi fotot, kishte vënë re dy fantazma femra që po e “përgjonin”.
Pronari Aidan Quigley ka zbuluar ngjarjet për festimin e përvjetorit të 666-të saj.
Ai ka thënë: Jemi të vendosur që vitin e 666-të ta festojmë në mënyrë të veçantë, duke përfshirë njerëz të të gjitha moshave dhe interesave. /Telegrafi/












































